Jori Delli mori vëmendje të madhe me futjen në Big Brother, kjo edhe pas ngacmimeve që bënte herë pas here kundrejt Luizit.
Pak ditë mëparë ata hodhën diskutime iskur njihen me njëri tjetrin dhe menjëherë nisën sipekulimet se ata mund te kenë qenë njohur jashtë, madje njerëzit filluan të mendonin se ata kanë pasur më parë një lidhje dashurie.
Së fundmi në Instagramin e Jorit, e cila menaxhohet nga mikesha e saj është realizuar një pyetësor për ndjekësit. Një prej tyre ka pyetur nëse Jori dhe Luizi kanë pasur një lidhje më parë.
“A ka qënë Jori ish e dashura e Luizit?!”- pyeti dikush.
Mikesha e modeles hodhi poshtë të gjithë thashethemet.
“Jo, nuk njihen. Kur thanë që njihen e bënë për lojë për banorët”– ka thënë ajo.