Modelja Jori Delli u ka treguar banorëve në Big Brother për një episod që i ka ndodhur me ish-kryeministrin italian Silvio Berlusconin.
Jori u tha banorëve se ka qenë e ftuar në një emision italian dhe se prezenca e saj kishte tërhequr vëmendjen e Berlusconit, madje ai kishte telefonuar regjinë e emisionit dhe i kishte kërkuar që ta fokusonin më shumë Jorin në kamera.
Sipas saj, më pas prezantuesi i emisionit sportiv nuk e ka ftuar më, pasi nuk donte që të dilte sikur Berlusconi e drejtonte atë.
Jori: Isha njëherë në një emision “Tiki Taka”, ai mori në telefon regjinë edhe tha ‘vendosni kamerat më shumë tek ajo vajza atje’. Edhe doli lajmi. Unë për fajin e tij nuk shkova më te emisioni për muaj.
Jori: Se prezantuesi nuk donte të jepte idenë sikur Berluskoni ngaste atë, edhe ai nuk më foli më.
Lorenci: Nuk e mora vesh çfarë tha
Jori: Mori në telefon regjinë Berlusconi dhe tha kush është ajo vajza, tregoje më shumë
Jori: Edhe nuk vajta më.