Një nga këngëtaret më të mira të skenës shqiptare, Mariza Ikonomi, ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin ‘Glamour Zone’, përballë moderators Ester Bylyku, ku i dha përjigje shumë pyetjeve që kanë qarkulluar në rrjetet sociale.

Disa javë më parë u bënë virale fotot e saj me fenomenin e momentit Luiz Ejlli. Dyshja e këngëtarëve u përfol për një lidhje. Por sa e vërtetë është kjo?

Mariza shuan kuriozitetin e publikut, ekskluzivisht për ‘Glamour Zone’.

Ester Bylyku: Janë bërë virale disa foto te tuat me Luiz Ejllin, madje jeni përfolur në media për më tepër se miqësi. Është e vërtetë që keni qenë dikur në një lidhje?

Mariza Ikonomi: Tani që po më thua ti po shoh se cfarë ka ndodhur, sepse sinqerisht nuk ia kisha idenë për këto thashetheme që janë përhapur. Fotot tona janë shkrepur në prapaskenën e Festivalit. Nëse s’gabohem ka qenë hera e parë dhe e fundit që ne kemi bërë foto.

Ester Bylyku: A ka patur lidhje mes jush?

Mariza Ikonomi: Jo, asnjëherë. Luizi është një djalë shume i mire, karizmatik dhe një koleg që e vlerësoj shumë.