Edhe pse doli nga Big Brother, Kiara mbetet personazhi më i lakuar i botës së showbizit. Çdo gjë që ajo bën dhe publikon shihet me lupë dhe të gjithë mundohen të kuptojnë çfarë po ndodh me të jashtë shtëpisë dhe pa Luizin. Sot ajo është emocionuar pafund e madje ka treguar se ka qarë nga një surprzië e një falseje.

Ajo i ka dërguar ish-banores një buqetë me lule, foton e vajzës dhe një letër ku i tregon sa shumë e vlerëson për mesazhin që ka përcjell në Big Brother VIP dhe se ka dhënë shembull edukate. Fansja i shpjegon në letër edhe se vajzës që ka lindur më 4 janar i ka vënë emrin e saj, pasi që në fillim ka arritur të fitojë dashurinë e tyre. Reagimi i Kiara Titos ka qenë: “Kam qarë pafund. Me jetë të gjatë Kiara vogël”. /