Presidenti Zelensky ka falënderuar homologun e tij kanadez Justin Trudeau për ofrimin e ndihmës shtesë ushtarake për Ukrainën.

Në një postim në Twitter, ai tregoi mirënjohjen për mbështetjen që ata i kanë dhënë, ndërsa lufta vazhdon.
“Mirënjohës për Justin Trudeau për paketën shtesë të ndihmës ushtarake. Kanadaja dhe populli kanadez demonstrojnë se bota e lirë qëndron e fortë me ne, pasi ne po mbrojmë vendin tonë dhe vlerat e përbashkëta. Faleminderit, Kanada, për mbështetjen e vazhdueshme deri në fitoren tonë”, shkruan lideri ukrainas.