Kandidati i Sali Berishës për Bashkinë e Shijakut Rezart Tusha rezulton i dëbuar nga Zvicra në kuadrin e operacionit “Hydra” në vitin 1997, për posedim të lëndëve narkotike duke ja ndaluar hyrja në Zvicer për pes vite, një vepër penale kjo që sipas ligjit të dekriminalizimit të skualifkon nga gara për kryetar bashkie.

Por pozitat e kandiatit rëndohen më tepër, pasi ai nuk e ka deklaruar këtë në formular, çka përbën nga ana tjetër një vepër penale.
Gazeta Tema mësoi nga burimet e saj pranë sektorit të Dekriminalizimit, të cilat me siguri i disponon dhe Prokuroria e Përgjithshme si dhe nga vete deklarimet ne formularin e vetedeklarimit se: Rezart Tusha ka jetuar ne Zvicer ne periudhat 1994-1995, e me pas është dëbuar.

Informacioni i detajuar tregon se ai është ndaluar ne kuadër te nje operacioni te koduar “Hydra”, per posedim te lendeve narkotike, per pasoje është dëbuar dhe i është ndaluar hyrja ne territorin Zvicerian për 5 vite.
Mosdeklarimi i këtij problemi është vepër penale dhe nga ana tjetër të detyron të ndërpresësh garën për bashki.

Gazeta Tema