E keni menduar ndonjëherë se shenja juaj e horoskopit mund të ndikojë negativisht tek fati në dashuri dhe marrëdhënia me partnerin? Nëse nuk ju ecin gjërat si doni ka shumë gjasë që të jetë për shkak të shenjës se zodiakut pasi kjo e fundit reflekton karakterin dhe tiparet e personalitetit. Ja cilat janë shenjat me më pak fat në dashuri.
Peshqit
Personat e shenjës së peshqve janë ata me më pak fat në dashuri. Nëse keni lindur nën këtë shenje, dashuria për ju është një rrugë e mbushur me pengesa. Naiviteti dhe ndjeshmëria janë disa nga gjërat që e bëjnë një lidhje të mos funksionojë. Ata udhëhiqen gjithmonë nga emocionet dhe kjo i bën të paparashikueshëm. Duhet te mësojnë ta kontrolloni veten, te jene me pak impulsive dhe ta shprehin më shumë dashurinë, dhembshurinë dhe devotshmërinë pasi vetëm ashtu kanë për të pasur më shumë fat.
Binjaket
Karakteri jo shumë i mirë, personaliteti i dyfishtë, dëshira për të kontrolluar gjithçka dhe mosbesimi i bën binjakët të padëshiruar për të krijuar një lidhje. Ata duhet të mësojnë t’i shprehin më shumë ndjenjat, të jenë më të ëmbël dhe të kenë besim tek tjetri. Nga ana tjetër ata nuk duhet të lejojnë me personalitetin e tyre të ndryshueshëm t’iu pengojë dhe t’iu privojë kënaqësinë e dashurisë.
Ujori
Ujorët janë natyralisht me fat, por jo në dashuri. Shpirti i tyre rebel dhe dëshira e papërmbajtshme për liri dhe pavarësi nuk është në favor të tyre. Shpesh ata janë surrealistë dhe nuk dinë të bëjnë as zgjedhjet më të mira. Pesimizmi natyral i bën të tjerët t’ia mbathin prej tyre, kështu që duhet të jenë më pozitivë dhe më realistë.
Akrepi
Akrepat janë të etur për perfeksion dhe kontroll. Vullneti i tyre për të dominuar partnerin, egoizmi, kokëfortësia dhe egocentrizmi i bën te padëshiruar nga të tjerët. Për të krijuar lidhje të shëndosha ata duhet të jenë më të sinqertë dhe me besnikë. Gjithmonë duhet ta pyesin veten dhe të reflektojnë për ata që duan në jetë, pasi këto janë çelësat për të arritur lumturinë dhe për t’u përmbushur plotësisht.