Kejvina Kthella ka dalë hapur në mbështetje të Dea Mishel për lojën brenda BBV.

Ajo ka thumbuar dhe një herë tjetër Kiara Titon, por edhe Efin, të cilat u rikthyen si banore të shtunën.

“Ndërkohë unë që për një moment harrova që s’jam Luizi e po imagjinoja sikur po më bënin fresk dhe mua. Edhe unë me këtë imagjinatën time shkoj shumë larg, ca dështake jam varja. Lëre se po e mbyll me kaq se nuk jam lëpirëse, jam panetone”, shkruan Kejvina me ironi në Instagram, duke nxjerrë foton e një freskueseje.

Kjo pas komentit të Arbër Hajdarit, i cili tha se Kiara, Efi dhe Ronaldo që u rifutën në BBV, janë ‘luizatorë’ dhe se më mirë të marrin një freskuese për ti bërë ‘fresk’ Luizit.