Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë Tiranë, Roland Bejko tha në një intervistë për Euronews Albania se me koalicionin me partinë e Ilir Metës, Berisha ka bërë një pabesi ndaj demokratëve.
Sipas Bejkos, Berisha është i braktisur nga demokratët, madje edhe brenda Foltores po bëhen gati kush do ta zëvendësojë.

“Berisha është i braktisur nga demokratët, se ata e dinë që nuk ka perspektivë me non gratën dhe nuk është kjo më e keqja; Sali Berisha i ka futur PD thikën pas shpine. Është treguar i pabesë dhe po bën një gabim historik, është një pabesi që historia do ta gjykojë.

Ta marrësh PD dhe ta çosh me këta mbështetës te partia e Ilir Metës, kjo është thikë pas shpinës për demokratët. Edhe në foltore Berishën e quajnë në shkuar dhe po bëhen gati kush do ta zëvendësojë. Edhe në biseda me ne, se në një llogore kemi qenë, e thonë këtë”, u shpreh Bejko.