Kiara, Efi apo Bledi? Njëri prej tyre do të largohet nga shtëpia e Big Brother VIP. Këtë herë, produksioni ka vendosur që nominimet të bëhen një ditë para spektaklit.

Përvec televotimit për finalistin e parë, një tjetër televotim është hapur që të shtunën të largohet një banor nga shtëpia.
Banorëve i është kërkuar që në letër të shkruanin 2 persona që do të donin të shihni jashtë shtëpisë dhe në fund të procesit, më të votuarit rezultuan Kiara, Bledi dhe Efi.

Edhe më parë është thënë që vetëm njëri prej tyre do të mundë të prekë finalen duke qenë se kanë hyrë vetëm 1 muaj para fundit në shtëpi. Të tre këta banorë do të shkojnë në televotim dhe mbrëmjen e nesërme, publiku do të vendosë se cili prej tyre do të lërë shtëpinë.