Saida, nëna e Achraf Hakimit, mbajti anën e djalit futbollist në rastin e ndarjes nga gruaja e tij Hiba Abouk. Nënës së mbrojtësit të PSG-së i është kërkuar llogari për transferimin e të gjitha pasurive të Achraf në emër të saj. Ditët e fundit, në fakt është zbuluar se të gjitha pasuritë e futbollistit janë të regjistruara në emër të nënës së tij. Dhe për këtë arsye ata nuk mund të ndajnë thuajse asgjë gjatë divorcit. Prandaj, nëna e Achraf Hakimi u shpreh për faktet e shpjeguara më sipër në mikrofonat e “Marocco World News”:
“Djali im nuk më ka njoftuar për transferimin e pasurisë së tij. Nuk e di nëse ai ka ndërmarrë ndonjë veprim për t’u mbrojtur. Nuk e di, por… Po nëse kjo është e vërtetë? Nëse djali im nuk e bën këtë, nuk do të jetë në gjendje ta heqë qafe atë grua”. Fjalët e mamasë së futbollistit maroken me siguri do të shkaktojnë diskutime dhe do të hapin shtigje të reja për t’i ndjekur aktorja gjatë procesit ligjor të divorcit.