Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se gazetarët nuk kanë guxim t’i bëjnë pyetje Sali Berishës. Sipas tij, në qëndrimet e Berishës për Yuri Kim, duhet pyetur se përse nuk ka pasur të njëjtat reagime edhe kur ambasadorja ka kërkuar përjashtimin e Tom Doshit nga listat.
“Gazetarët shqiptarë sot, Sali Berishës duhet ti thoshin ‘a quhet ndërhyrje në punët e brendshme dy vite më parë në 2021-shin kur ambasadorja amerikane kërkoi largimin e Tom Doshit si deputet?’.
Pse kur preket interesi i tij, Yuri Kim bënka krim elektoral dhe kur Yuri Kim të njëjtën gjë e kërkon për socialistët paska bërë heroizëm. Dy standardet e Sali Berishës duhet t’i kujtohen në sy, publikisht dhe para kamerave dhe është detyrim i çdo gazetari ta bëjë këtë,” – u shpreh Spahiu.
Ai shtoi se ndjen keqardhje për gazetarët të cilët sipas tij nuk guxuan t’i kërkonin Berishës sot të nxirrte provat që kishte për pronat, kur në fakt është Sali Berisha ai që kërkon çdo ditë prova nga Amerika.