Ester Sinanaj, shoqja e Keisit ka folur ditën e sotmë në “Big Brother VIP” në lidhje me rrugëtimin e mikes së saj. Ajo është pyetur në lidhje me marrëdhënien e Kesisit me Kristin dhe Lorencin, dhe se cili prej tyre i përshtatet më shumë tipit të djalit që Kesi pëlqen. Ester deklaro ise tek Kristi, Keisi pëlqeu që ishte i edukuar ndërsa Lorencin e pëlqente gjatë kohës që ata ishin të lidhur.
“Keisi ka një lloj tipi që i pëlqen. I pëlqen një djalë që të kujdeset për të, një djalë i vendosur.Tek Kristi pa një djalë të sjellshëm, të edukuar, ishte një tip që nuk i shkoi nga pas por e shprehu shumë bukur afeksionin ndaj saj. Por problemi ishte që kjo gjë u venit. Sa i përket Lorencit, ata e kanë pranaur që kanë pasurr diçka bashkë. Atëherë ai ka qenë tipi i saj, ndërsa tani Keisi nuk ka shprehur ndonjë afrimitet ndaj tij.”- tha ajo.