Opinionisti i njohur Arjan Konomi së fundmi ka qenë në vëmendje me kritikat që ka pasur kundrejt opinionistëve të Big Brother VIP. Ai i ka konsideruar Arbër Hajdarin dhe Zhaklinë Lekatarin si opinonistë të diskutimit me nivel të ulët mediokër.
“Tek i dëgjoja mu duk sikur po shikoja njerëz të rëndomtë, mediokër që diskutojnë në një lokal periferie dhe japin e marrin, thonë e stërthonë, e kthejnë e debatojnë në mënyrën më vulgare në një spektakël që imagjo se sa shije të hidhur që të lë”, shprehej ai në rrjetet e tij sociale.
Gjatë fundjavës ka nisur të qarkullojë një informacion mbi shkëputjen e kontratës së punës së Konomit me televizionin Top Channel. Zëra pranë opinionistit spekulojnë që arsye janë saktësisht deklaratat e bëra për dy kolegët e tij.
Prej disa javësh, Konomi mungon në “Përputhen” në rolin që e ka nga viti 2020 teksa sot ka marrë rrugë drejt Suedisë.