Kur u propozua për herë të parë si emër, të gjithë e panë me skepticizëm kandidimin e Erion Isai në krye të Bashkisë së Kolonjës.

Një emër i njohur i artit dhe skenës, por jo në politikë, që do të drejtonte një bashki në juglindje të vendit.

Erion Isai pranoi të rikthehej në vendin e tij të lindjes, atje ku u rrit, në Ersekë për të drejtuar bashkinë e Kolonjës, e cila mbarte probleme të mëdha infrastrukturore, të cilësisë së jetesës dhe jo vetëm.

Gjatë mandatit të tij të parë, arriti të bëjë atë që shumë kryetar për 20 vite nuk mundën ta bënin.

Nisja e punimeve për rrugën Korçë – Ersekë, e cila sot është drejt përfundimit, është absolutisht puna më e madhe e Isait, një rrugë e cila pritet të sjell zhvillim ekonomik në të gjithë zonën.

Bashkia e Kolonjës në drejtimin e Isait, arriti të jetë bashkia e parë në Republikën e Shqipërisë, ku çdo fshat e njësi e drejtuar nga kjo bashki të kenë 24 orë ujë të pijshëm, duke instaluar një nga ujësjellësat më modern në Ballkanin Perëndimor.

Synimi i Isait ka qenë turizmi, ashtu siç ai vet e ka pranuar dhe kjo duket qartazi me investimet e bëra në fshatrat turistik, por edhe ndërtimin e komplekseve dhe resorteve të reja, në një zonë e cila ishte pothuajse e panjohur për turistët.

Por, a mbaroi cikli i kryebashkiakut të ri? Nëpërmjet statistikave dhe sondazheve të kryera nga vet Partia Socialiste, Isai rezultonte kryebashkiaku më i pëlqyer në qark. Por, çfarë do të ndodhë në 14 Maj? Këtë do e tregojë koha!