Qetsori dhe Gerti biseduan për nominimin e kësaj jave dhe sipas tyre Efi nuk rrezikon aspak, për shkak të situatave që ajo ka krijuar brenda në shtëpi.
Gerti tha se banorët më të rrezikuar janë ai, Lorenci dhe Qetsori. Sipas tij dhe Qetosit, Kiara po ashtu nuk rrezikon të dalë, kjo mbase për shkak se publiku dëshiron ta shohë të bashkuar çiftin.
Qetsori i tha Gertit se ai nuk del këtë javë, pasi ka mbajtur dy qëndrime në shtëpi, duke krijuar situata. Ai nënkuptoi që Lorenci është më i rrezikuar krahasuar me banorët e tjerë që janë në nominim.
Në televotim këtë javë janë Qetsori, Efi, Kiara, Lorenci dhe Gerti.