Los Angeles Lakers ka marrë një tjetër fitore shumë të rëndësishme në NBA. Lakers kanë triumfuar në udhëtim te Houston Rockets me 25 pikë diferencë 109:134. Kjo ishte fitorja e pestë në gjashtë sfidat e fundit ku Lakers janë futur në një seri të rezultateve të mira.

Në momentin që janë në fushë tre yjet LeBron James, Anthony Davis e D’Angelo Russell, Lakers nuk pësojnë kurrë humbje. Qendra dominante Anthony Davis ka qenë fantastik në këtë sfidë me 40 pikë, nëntë kërcime, dy bllokada e një asistim.

Me lojë të mirë u dallua edhe japonezi Hachimura me 20 pikë e 12 kërcime, teksa LeBron James arriti ‘Triple-double’ me 18 pikë, 10 kërcime e 11 asistime. Te vendasit më efikasi ishte Green me 24 pikë, por që nuk ishin të mjaftueshme për të triumfuar ndaj Lakers. Me fitoren ndaj Houston, Lakers tani kanë bilanc prej 40 fitoreve e 38 disfatave dhe synimi është pozita e gjashtë në tabelë para Play Off-it kur kanë mbetur edhe katër ndeshje deri në fund.

Në ndeshjet e tjera, Nuggets ka fituar me Warriors, teksa edhe Cavaliers kanë mundur Pacers. Bucks fituan në shtëpi me 76ers, ndërsa Thunder humbi në shtëpi me Suns.

Rezultatet: