Luiz Ejlli është shprehur se nëse nuk del finalist, do e lërë shtëpinë e Big Brother VIP. Në një bisedë me Kristin dhe Dean, këngëtari tha se do e linte lojën nëse kjo e fundit del finalistja e parë.
E pyetur nga Dea se pse do e bënte një gjë të tillë, Luizi u shpreh se e sheh atë më të dobët se veten.
Pjesë nga biseda:
Kristi: Unë nuk do vij pas teje ta kërkoj atë gjë, nuk kam ardhur asnjëherë. E ke gabim. Atë ke bërë ti
Luizi: Unë ju kam gjurmuar të gjithëve. T’ju kisha lënë me ik do ishit ju finalistët e parë, jo unë.
Dea: Atë nuk e di se kush do jetë finalisti i parë.
Luizi: Unë dal.
Dea: E ke vendosur?
Luizi: E vdekur.
Dea: Po sikur të mos dalësh?
Luizi: Dal prej shtëpie, të rri kot?
Dea: Pse kot?
Luizi: Me më mund Dea.
Dea: Pse ça kam unë mos të të mund?
Luizi: Shumë e dobët.
Dea: Pse jam e dobët, se nuk kam bërë atë që bën ti?
Luizi: Thjesht s’ke bërë asgjë.
Dea: Po për mua je ti i dobët.
Luizi: Ok, e drejta jote.
Dea: Se ke bërë gjëra të shëmtuara.