Luizi ka nisur një luftë të ftohtë me Efin dhe shkaku ishte Helena e tij e Trojës,Kiara. Ai jo vetëm ka zgjedhur të mos e besojë,por do ta godasi derisa ta ‘detyrojë’ të braktisë lojën. Siç pretendon se bëri me Oltën.Meritat për daljen e saj ai i pretendon të tijat pasi injorimi që ai i bënte duke mos i folur,e detyroi(gjasme) aktoren të linte lojën përgjysëm.
Ashtu siç pretendoi se ishte loja e tij me nominimet(kur produksioni i dha imunitet me të votuarve dhe doli bllof,apo se falë tij Bledi donte të linte lojën)

Egoizmi arrin deri aty sa i thotë Kiarës se nëse ajo do,ai e nxjerr Efin brenda ditës,duke injoruar publikun dhe vetëshpallur “Zot” I kësaj loje. Dhe këtë strategji ka edhe me Efin,i cili dëshiron ta izolojë dhe të mos ketë askënd për të folur e si pasojë të ikë.

(Kush po fliste për bullizmin edhe njëherë?

E çuditshme se si një lojtar kaq i madh është zënë gjithmonë me femra dhe ka goditur vetëm femra dhe ka dashur të nxjerrë nga shtëpia vetëm femra si Oltën,Antonelën,Tean,Efin,Nitën,Diolën. Ai ju ka thënë gjithë banorëve të mos i flasin dhe ja kërkon edhe Deas me Kristit por ky i fundit thotë se nuk dëshiron ta zhysë më shumë duke parë gjëndjen jo të mirë të Efit.