Kiara Tito është parë e përlotur ditën e sotme dhe shkak është bërë sjellja e ftohtë që Luizi ka ndaj saj. Këngëtari ka qëndruar i distancuar me të rreth dy ditëve të fundit dhe mbrëmjen e djeshme i tha moderatores se i janë mbledhur shumë gjëra dhe nuk e duron më lidhjen.

Teksa po qëndronin të dy në oborr, këngëtari është përpjekur ta qetësojë partneren e tij, ku i ka thënë se shumë shpejt do i kuptojë të gjitha. Sakaq, Kiara iu është betuar Luizit për dy njerëzit më të dashur të saj se e “do shumë atë” dhe i kërkoi që të mos e bëjë të pendohet për gjërat që ka bërë brenda në shtëpi.

Pjesë nga biseda:

Kiara: Zëre se nuk më ke në shtëpi. Do kalojë, ndihem shumë keq dhe nuk e mohoj dot. Ndihem shumë keq me gjërat që më the. Nëse nuk e ke kuptuar nuk bëj dot gjëra kot, as në lojë. Është një gjë më e madhe se loja tani.
Luizi: Mblidhe veten dhe mos rri kështu

Kiara: Si do ndiheshe ti?

Luizi: Njësoj

Kiara: Nuk kam fuqi tani, ma ke prerë.

Luizi: Ku ishte? Se thashë jam i turbullt

Kiara: Nuk kam të njëjtin karakter si ti. Jo se nuk luftoj për gjërat e mia. Po kur të shoh konfuz të lë hapësirë.

Luizi: Nuk të thashë nuk po ec mes nesh. Nuk të thashë dyshoj të dua apo jo. Jam kaq lëmsh në tru, sa dua pak kohë të vendos gjërat në vijë. Ça barriere të vendose, se jam konfuz me gjërat këtu brenda dhe me ty. Unë kështu jam, mbledh-mbledh dhe vjen një pikë…

Kiara: E kuptoj që je i paparashikueshëm në lojë, në raport me shumë banorë këtu

Luizi: Nuk ka lidhje

Kiara: Po me mua mendoja tjetër gjë

Luizi: Ça mendoje?

Kiara: Se një person që të thotë ‘ti je nëna e fëmijëve të mi, si ty nuk kam dashur kurrë asnjë’, edhe një ditë të bukur zgjohet edhe thotë ‘kam mbledhur dhe nuk di ça të mendoj’. Por po të them një gjë ‘për shpirt të Rajanit dhe Arbit, të dua shumë’ dhe kaq. Të tjerat do i kuptosh me kohën. Për shpirt të dy njerëzve që dua më shumë në këtë botë. Mos dysho kurrë se ça ndjej unë për ty dhe ça bëj unë për ty, kurrë. Më ke thënë se çdo gjë këtu brenda është lojë, përveç teje dhe këtë gjë kam besuar dhe vazhdoj ta besoj. Mos bëj të pendohem për gjërat që kam bërë, të lutem.