Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer batutat me Bora Muzhaqin dhe Pandeli Majkon, që thotë se janë 3 brezat në PS.

“Mos na e prish o Pandi, se do thonë ka probleme me kryetarin. Ja tre brezat, gjyshi, baba dhe vajza”, tha Rama, pasi doli në foto me Pandeli Majkon dhe Bora Muzhaqin.

Majko fillimisht hezitoi të dilte në foto, por pas ngulmimit të Ramës, shkoi për foton me kryeministrin dhe Bora Muzhaqin.