Sara Hoxha ka reaguar pas mesazheve të shumta që ka marrë mbi Big Brother VIP. Producentja ka publikuar njërin prej tyre ku shihet se një ndjekës e ka fyer e mallkuar duke e akuzuar se ajo bashkë me Arbanën i kanë shkatërruar lojën. Sara e nis reagimin e saj duke i uruar Ramazanin të gjithëve dhe e mbyll duke u shprehur se gjithçka bëhet në kuadër të lojës.

“Gëzuar Ramazanin të gjithëve! Teksa vijmë në përfundimin e këtij muaji të shenjtë të agjërimit dhe reflektimit shpirtëror, le të kujtojmë rëndësinë e mirësisë, respektit dhe dhembshurisë ndaj njëri-tjetrit, si në internet, edhe në të vërtetë. Ndërsa kjo është hera e vetme që do të flas për këtë, unë, kolegët e mi dhe banorët kërcënohemi dhe fyemi çdo ditë. Dëshiroj t’ju kujtoj se është një shfaqje televizive dhe gjithçka bëhet në kuadër të lojës. Shikim të këndshëm!”, shkruan Sara.

Mallkime dhe kërcënime, Sara Hoxha reagon pas mesazheve për Big