Nga marrja e vendimit, tek ndarja, Afrona Dika ka rrëfyer arsyet e divorcit me Bleon.E ftuar “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan,ajo foli për herë të parë që pas ndarjes nga Blero. ku u shpreh se ky vendim nuk ishte i lehtë për të por marrdhënia e tyre po vdistë dhe ishte zgjidhja e duhur për të dy.

Afrona u shpreh se lidhjet në distancë nuk funksionojnë për një kohë të gjatë pasi thotë se nuk e ke partnerin afër në çdo moment për të mbështetur dhe për të dhuruar dashuri, ku merr si shembull ish-lidhjen e saj të dashurisë me Bleron.

E pyetur se si e përjetoi ndrajen nga këngëtrai ajo u shpreh se nuk e kihste patur të lehtë për shkak se ndodhej në një situatë kur nuk e dointe as vetë se cfarë donte por ajo tha se familjarët dhe shoqëris e kishin mbështetur dhe i kishin qëndryar afër.

Më tej ajo tha se është akoma në proces shërimi dhe se koha i shëron plagët.Arsyeja kryesore e ndarjes tha ajo ishte se marrëdhënia po vdiste ngadalë pa e kuptuar.

“Marrëdhënia jonë po vdiste ngadalë dhe ne në fakt nuk e kuptonim sepse ndonjëherë është e vështirë të vendosësh diçka, a është e drejtë apo e padrejtë. Shpesh e mashtrojmë dhe vetën, do të bëhet mirë dhe thjesht me kohë edhe konfliktet mosmarrëveshjet po shtoheshin dhe në fund duhej të vendosnim diçka dhe ne menduam të shkonim në rrugë të ndara.Faji gjithmonë mendoj se është i dyanshëm, nuk mund të them që ka qenë faji im apo i tij. Thjesht nuk funksionoi më dhe vendosëm të mos i bëjmë njëri-tjetrit. Ka qenë një vendim shumë plotë i menduar, jo vetëm të ndahemi”, tha ajo.

Afrona u shpreh se mes tyre nuk ka asnjë komunikim dhe distanca është një nga arsyet e ndarjes.Sa i përket partnerit të ri u tregua e rezervuar, duke thënë vetëm se ai e bën të lumtur.

“Distanca po, sepse e bën të veten. Por kanë qenë edhe arsye të tjera. Puna më ka ndihmuar shumë. Jam marrë edhe me veten, bëj sport dhe dal me shoqërinë. Postimet e personit X nuk i marr personale. Jo s’ka hiç, asnjë kontakt.

Nuk është personazh publik, më bën të lumtur dhe dua ta mbaj larg mediave. Po e shijoj dhe po heshti prap. Më bën të ndihem e lumtur dhe më përkrah”, përfundoi ajo.