Pesë persona kanë vdekur nga të shtënat me armë në Cleveland të Teksasit, ndërsa autori është ende i lirë.
Viktima më e re e ishte 8 vjeç ndërsa dy gra u gjetën të vdekura në dhomën e gjumit mbi dy fëmijë që i mbijetuan tragjedisë. Policia është ende në kërkim të të dyshuarit, i cili dyshohet të jetë i armatosur dhe në gjendje të dehur.
Të paktën 10 persona ishin në shtëpi kur policia mbërriti në vendngjarje dhe të gjitha viktimat ishin të moshës tetë deri në 40-vjeç.
Policia konfirmoi se të shtënat ndodhën të gjitha në një shtëpi, viktimat ishin të gjitha nga Hondurasi dhe se katër nga viktimat u deklaruan të vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa një prej tyre u shpall e vdekur pasi u dërgua në spital.