Ndeshja e radhës për Paris Saint-Germain në kampionat është ajo ndaj surprizës, Lens. Këta të fundit po zhvillojnë një sezon të shkëlqyer teksa aktualisht renditen në vendin e dytë në Ligue 1.
Tashmë, Lens përgatitet për t’i bërë një surprizë të hidhur edhe kryeqytetasve dhe ambienti është karikuar edhe më shumë nga deklarata e mbrojtësit, Facundo Medina. Argjentinasi shprehet se në fushë mund të tolerojë disi Lionel Messin si patriotin e tij, por jo Kylian Mbappe. Për francezin, Medina ka një “kërcënim” dhe thotë se do ta bëj për spital.
“Jam krijuar te River Plate, më kanë edukuar shumë në atë klub. Por, për ndeshjen e radhës ndaj PSG nuk do të kursehem. Ndoshta do të jem më i lehtë me Messin, nëse tenton të më dribloj atëherë do ta tërheq nga fanella. Por, për Mbappe nuk më vjen keq. Ai bën mirë të mendohet para se të driblojë pasi mund t’i duhet të dalë nga fusha me ambulancë”, u shpreh Medina.