Modric mund të dëshirojë të vazhdojë karrierën e tij te Real Madrid, megjithatë, sipas raportimeve të “AS”, kroati ka pranuar një ofertë shumë joshëse nga Arabia Saudite, e cila do t’i sillte 50 milionë euro neto për dy vjet.

Modric ende nuk ka diskutuar me menaxherin e përgjithshëm të Real Madrid, jose Angle Sanchez. “Los Blancos” sigursiht që nuk mund të arrijë shifrat e arabëve, por spanjollët kanë të tjera për të ofruar.

Për shëmbull, verën e ardhshme është Euro 2024 dhe Modric do të donte të ishte atje me Kroacinë, diçka që nuk do të ndodhë me siguri nëse ai shkon në Arabinë Saudite, por edhe nëse ndodh, mund të mos jetë në formën e tij më të mirë të mundshme.

E duke qenë se me shumë mundësi do të jetë detyra e tij e fundit me kombëtaren, ylli kroat do të donte të ishte atje për të vulosur karrierën e tij me Kroacinë. Edhe pse mosha e tij nuk është për t’u admiruar, në futboll Modric vazhdon të dhurojë spektakël në nivelet më të larta.