Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka publikuar fotografi nga Haga, atje ku për pak çaste pritet të fillojë gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Krasniqi shkruan se beson në drejtësi dhe se ish-krerët do të dalin fitimtarë.

“Krenar për dinjitetin kombëtar që manifeston UÇK-ja, bashkë me Uranin e Abelardin, jam sot në Hagë për të ndjekur nga afër fillimin e procesit gjyqësor ndaj çlirimtarëve tanë. Duke besuar në drejtësi, jemi thellësisht të bindur se edhe në këtë betejë të fundit për të vërtetën e epokës së lavdishme të lirisë sonë, ata do të dalin fitimtarë.” – ka shkruar ai.