Jori Delli ka qenë një nga vajzat që ka tërhequr vëmendjen për pamjen e saj dhe është komplimentuar shpesh nga banorët e BBV. E ardhur nga Italia për këtë eksperiencë, ajo nuk është bërë pjesë e debateve dhe ka zgjedhur të qëndrojë në heshtje, duke shpërfaqur vetëm elegancën dhe bukurinë.
Shpesh është dukur dhe është komentuar në rrjetet sociale apo nga personazhe të show biz-it se mes Jorit dhe Luizit ka pëlqime dhe mund të krjohej ndonjë lidhje dashurie. Madje, Bedi Mane e tha në prime-in që doli Kiara, se Luizi do hidhet në krahët e banores tjetër.
Kjo gjë nuk ka ndodhur, por ama është parë një afrimitet mes tyre, dhe Luizi nuk i ka kursyer ngacmimet ndaj saj, gjë mund të ketë shtuar dyshimet nëse ka një pëlqim ndaj Jorit.
I pyetur nga Gerti Koxha nëse do kishte lindur diçka mes tyre po të mos ishte Kiara, këngëtari tha: “Jo, asnjëherë edhe sikur të mos isha me Kiarën. Unë e ngacmoj, por e shoh vetëm si shoqe. Nuk jemi tipa që mund të përshtateshim për një lidhje”.