Toni Kroos nuk do të largohet nga Real Madrid. Mesfushori gjerman ndodhet në vitin e fundit të kontratës, Florentino Perez dhe Carlo Ancelotti e kanë shprehur publikisht dëshirën për të rinovuar me gjermanin, dhe kështu do të ndodhë.
Pas një reflektimi të gjatë, 33-vjeçari ka vendosur të firmosë për një tjetër vit me “Los Blancos”, fanellën e së cilëve e mban veshur prej vitit 2014, kur u transferua nga Bayern Munchen për 25 mln euro.
Kroos përfiton rreth 12 milionë euro në sezon. Shtypi iberik shkruan se ai nuk ka biseduar me asnjë klub tjetër gjatë kësaj periudhe.
Mes tërheqjes përfundimtare nga futbollit dhe vazhdimit për një tjetër vit në “Santiago Bernabeu”, një ndër mesfushorët më të mirë të epokës së tij ka zgjedhur të mbetet në Madrid.