Leo Messi dhe e ardhmja e tij mbeten një temë e hapur në Paris. Mediat sjellin shpesh versione të ndryshme, e radhës që e bën diçka të tillë është Le Parisen. Sipas të përditshmes franceze:

Leo është gati të firmos një kontratë të re, por “pleshti” kërkon përmirësim të pagës. Kjo kërkesë e Messi-t bie ndesh me politikat e reja të klubit, të cilët kërkojnë që të limitojnë shpenzimet, mbi të gjitha për lojtarët që janë në fund kontrate, apo ata që nuk shihen pjesë e projektit afatgjatë.