Këngëtarja e njohur, Filloreta Raçi është bërë së fundmi nënë për herë të parë dhe për rikthimin e saj në shtëpi tashmë më vogëlushin e saj në krahë është organizuar një festë e ëmbël pritje.
Fifi mbetet ndër artistet më të njohura dhe më të suksesshme të estradës shqiptare, ndonëse ka qenë mjaft aktive me projekte të reja dhe gjatë periudhës së fundi, Fifi shijoji çdo moment të shtatzënisë dhe sic duket edhe ditët e para pas lindjes.
Ajo dhe partneri, Adis Patushi, kanë mirëpritur në jetë bekimin e tyre, një djalë të cilin e kanë pagëzuar me emrin Theo Mal.Çifti e ndanë këtë lajm të bukur në rrjete sociale, nëpërmjet një fotoje ku tregonte këmbën e bebushit dhe emrin e tij.
Pak orë më parë, vetëm pas pak ditësh që nga lindja e bebushit këngëtarja është pritur në shtëpi së bashku me të birin dhe siç e do zakoni, për ta është bërë një mikpritje e ngrohtë.
Një tortë e bukur e ka pritur Fifin dhe të voglin, mbi të cilën shkruhej:
“Mirë se erdhët në shtëpi, mami dhe bebushi”, shkruhej në tortë.