Vajzat e Big Brother Vip kanë qenë në qendër të vëmendjes muajt e fundit. Kanë qenë të shumta rastet kur vajzat janë përfolur për ndërhyrje estetike që kanë bërë në trupat e tyre, kryesisht fytyrë.

Mjeku i njohur Panajot Papa ka zbuluar ditën e sotme në “Shqipëria Live” ndërhyrjet e të gjitha vajzave të Big Brother Vip. Për Kiarën, ai u shpreh se ka bërë trajtime, në cepin e syrit.
“Ka bërë trajtime. Është hapur cepi syrit. Kemi një rritje të distancës. Mund të ketë bërë një trajtim botoxi sepse është tërhequr shumë pjesa e vetullës e theksuar edhe me një tatuazh në pjesën e vetullës. Po të shikojmë, jep efektin jo harmonik sepse janë afruar shumë cepat në brendësi të vetullat dhe tregon atë efektin e keq, kur ngrihet shumë cepi i vetullës. Mund të ketë pasur një trajtim me acid jaluronik. Duket që mund të ketë pasur një trajtim në pjesën e buzëve dhe kemi një zvogëlim në pjesën e hundës duke ndryshuar në vazhdim edhe pjesën e mollëzave. Ndodh gradualisht”, tha mjeku.

Për Efin mjeku theksoi se ka bërë ndërhyrje në pjesën e hundës. ”Duket që ka bërë hundën. Po të shikojmë majën e hundës te fotografia. Në momentin që qesh, muskujt ulin majën e hundës. Te mollëzat nuk besoj se ka ndërhyrë. Mund të jetë bërë pak trajtim te pjesa e buzëve. Mund ta ketë bërë në format hidratimi. 98% e acidit jaluronik është ujë. Që të arrish masa të caktuara duhet të bësh sasi. Aty është suksesi i mjekut dhe pacientit.”, u shpreh ai./K.C/dritare.net