Sulmuesi i kombëtares shqiptare të futbollit dhe Granadas, Myrto Uzuni zbulon për emisionin “Zona Gol” në SuperSport se për të ka oferta nga pesë klubet e para të La Liga-s dhe nga nga Premier League.
Uzuni tregoi ndër të tjera se sekreti i formës së tij të mirë është puna dhe përkushtimi total ndaj futbollit.
Ndërsa thekson se Granada është shumë e kënaqur me të, madje i ka propozuar rolin e kapitenit nëse do të qëndrojë aty.
Goli 21-të me Granadën:
“Vinim pas dy humbjeve. Dje kishim një kundërshtar si Las Palmas, që është një kundërshtar i fortë dhe ishte një fitore e madhe.”
Sekreti i formës së mirë:
“Nuk ka një sekret apo çelës, çelësi i vetëm është puna dhe regjimi që mbaj. Njerëzit që janë afër meje e dinë që mendoj 24 orë për futboll dhe ia dedikoj të gjithë kohën time futbollit.
Granada në La Liga:
“Unë jam rritur gjithmonë duke parë La Ligan, Ronaldon e Messin dhe është një nga ligat më të forta në botë, jemi duke luftuar jemi afër dhe shpresoj të kualifikohemi si vendi i parë në renditje.”
E keni nisur nga Shqipëria dhe keni ecur shumë, tani kërkoheni edhe nga La Liga:
Karriera nuk ka nisur vetëm nga balta, karriera ime ka nisur që kur ikëm në Greqi si emigrant, ka punuar e gjithë familja, nuk ka qenë aspak e lehtë.”
Vlera që Granada i ka vënë për kartonin tuaj dhe kush mendon se do jetë klubi i së ardhmes?
“Klauzolën në ligën e dytë e kam 12 milionë euro, ndërsa nëse ngjitemi në La Liga shkon në 25 milionë euro. Ka shumë oferta te Granada, pasi të gjithë e dimë që vështirë të gjesh sulmues që shënon shumë gola.”
Ofertat:
“Granada synon të më bëjë kapiten nëse ngjitemi në La Liga. Ky është sprinti final për mua dhe do jap maksimumin. Nëse vjen një ofertë e parezistueshme normal që do iki. Janë ekipe nga vendi i parë deri në vendin e pestë e të gjashtë të La Ligas dhe nga Premier League. Kam dhe ofertë për në Katar. As nuk e mendoj që të lëviz nga Europa, futbollin di ta bëj më së miri dhe jam i lumtur dhe mendoj se kam edhe shumë për të dhënë.”