Ndodh “mrekullia” në “BBVA”, Dea dhe Efi bisedojnë me njëra-tjetrën si dy “shoqe”.

Efi ka prishur raportet me Luizin dhe Kiarën, edhe pse treshja kishin miqësi.

Kjo nuk është çudia e vetme e ditëve të fundit.

Një detaj tjetër është tejet interesante të cilën Efi e ka bërë pas prishjes së raportit me Luizin.

Edhe pse e kishte pikë kryesore “hakmarrjen” ndaj Deas, e cila e nxori nga shtëpia e “BBVA”, ku doli në nominim me Luizin dhe Kiarën, duket se gjërat rrugës kanë ndryshuar.

Ajo së fundmi është parë shpesh në shoqërinë e Deas, ku edhe kanë biseduar në mënyrë të qetë me njëra-tjetrën.

Madje Dea është ndjerë me faj që nxorri Efin, teksa kjo e fundit u ndje keq që u soll keq ndaj saj.

E po si duket në këtë sezon do të ndodhin “mrekulli” të shumta.