Getafe barazoi sot pa gola në shtëpi ndaj Barcelonës duke i shtyrë këtyre të fundit festën e titullit.

Por kjo ndeshje tërhoqi shumë tifozë, pothuajse nuk kishte vende bosh në tribunat e Alfonso Perez.

Por jo të gjithë tifozët arritën të futeshin në stadium, qoftë për shkak të mungesës së biletave, ose thjesht nuk kishin para.

3 prej tyre gjetën një rrugëdalje duke hipur në pemë.

Është qesharake që ata janë të veshur në formën e klubeve të ndryshme: Barcelona, ​​PSG dhe Marseille. Të tre skuadrat që kanë qenë shumë të pafat në Champions League këtë sezon.