Lionel Messi do largohet nga PSG-ja këtë verë. Sipas L’Equipe, ylli argjentinas nuk do të vazhdojë te PSG-ja nëse nuk pranon një ulje rroge. Është ky kushti që skuadra parisiene i kërkon futbollistit, të cilit i përfundon kontrata pas tre muajve. L’Equipe siguron se klubi i kërkon një ulje që shkon në një të katërtën e pagës aktuale, ndonëse “Sport” në Spanjë ka mundur të mësojë se ky informacion është totalisht i rremë.

Oferta që i ka bërë PSG-ja sulmuesit është të aktivizojë rinovimin me një vit që ka në kontratë me të njëjtat kushte aktuale ekonomike. Dallimet mes PSG-së dhe Messit qëndrojnë kryesisht në projektin sportiv. Messi pret garanci në projektin e ardhshëm sportiv të klubit, i cili me Galtier në krye nuk është në të mirën e tij.

Humbja e fundit ndaj Lyonit shkaktoi një valë kritikash për lojtarët e skuadrës dhe yjet e dhomës së zhveshjes. Përveç kësaj, te PSG janë të mërzitur sepse Messi ende nuk ka nënshkruar rinovimin e tij dhe kanë frikë se ofensiva e Barçës për ta rikthyer në La Liga do krijojë akoma më shumë dyshime te ylli argjentinas.