Vedat Muriqi po zhvillon një sezon fantastik në rrafshin personal.
Sulmuesi dardan po shkëlqen me Mallorca në La Liga. Në barazimi 3-3 ndaj Valladolit në transfertë, 28-vjeçari realizoi dy gola.
Tani numëron 12 gola në kampionatin spanjoll, dy më pak se Karim Benzema. Dhe pesë gola larg Robert Lewandowskit, i cili kryeson renditjen e golashënuesve. Performanca pozitive në sfidën ndaj Valladolid, ndikoi që Muriqi të përzgjidhet në formacionin më të mirë javor të pesë ligave kryesore në Europë.
WhoScored.com e vlerëson bomberin nga Prizreni me notën 9. Muriqi formon dyshen e sulmit me Leo Messin, ndërkohë që formacionin e më të mirëve bien në sy dhe emra si Donnarumma, De Ligt apo Gosens.
Me notën maksimale (10) u vlerësua Michael Olisse i Crystal Palace. 21-vjeçari dhuroi tri asiste në suksesin 1-5 në fushën e Leeds United.