Këngëtari Sabiani Medini dhe vajza e tij, Keisi kanë folur për eksperiencën e tyre në Big Brother si dy konkurrentë në të njëjtën shtëpi.
I pyetur në lidhje me pjesëmarrjen e Kesiti në BB, Sabiani tha se nuk dëshironte që vajza e tij të bëhej pjesë pasi e dinte se në shtëpi qëndronte fryma ‘team Luiz’ por nuk u bë pengesë për dëshirën e Kesit.
Për lidhjen e Keisit me një prej banorëve, Kristin Aliajn ai nuk zgjodhi të komentonte gjatë por citoi ‘Aty ku nuk duhej’, edhe pse hyri në BB vetëm pas romancës së vazjës me këtë të fundit.
Pjesmarrja në BBVIP e Kesit, çfarë mendove?
Nuk doja të hynte se e dija që aty ishte team Luizi. U mendua mirë dhe nuk doja tja prishja.
Po ajo u lidh dhe me kundërshtarin, prap s’të dëgjoi?
Lërë tani se më dole në temë, kush ishte porosia e babait. E etikova dy tre porosi. Aty ku nuk duhej.
Sakaq vetë Keisi tregoi se është zhgënjyer kur mori vesh për lidhjen e Kristit jashtë BB, dhe se e konsideron nja tradhti nga ana e tij.
Keisi si u ndjeve kur mësove për lidhjen e Kristit jashtë?
“Asgjë. Çudia më e madhe ishte kur Kristi më tha njëherë aty brenda t’i bëja flokët e shkurtra, të zeza, se të shkojnë më shumë. Dhe kur pashë këtë gjënë jashtë… Çudi më erdhi, tradhti më erdhi nga ana e tij. Ai brenda e ka shprehur se ka një njohje dhe jo lidhje, jam ndjer keq kur kuptova se situata ka qenë aq serioze jashtë”, tha ajo.