Mbrëmjen e djeshme banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri kanë festuar.
Teksa të gjithë banorët kërcenin në oborr, Luiz Ejlli vendosi që t’i bënte një rreng Nita Latifit. Ai i tha kësaj të fundit se po e kërkojnë në dhomën e rrëfimit.
Nita e ka besuar dhe shkoi menjëherë drejt dhomës së rrëfimit. Por më pas kur kuptoi lojën e Luizit dhe si pasojë vendosi që të hakmerret ndaj tij.
Ajo mori një gotë ujë dhe e lagu atë.