Teksa banorët e BBV ishin duke u argëtuar teksa po organizohej një “Pyjama Party”, në dhomën e ndenjes ishet vendosur një roletë e madhe ku kishte disa dënime për banorët.

E nëse banorët refuzonin që të kryenin dënimin që u kishte rënë do duhej të pinin shots.

Në një moment Nita Latifit i ra dënimi që të puthte në buzë personin në të djathtën e saj, i cili ishte Elvis Pupa. Pas puthjes, aktori u vendos në siklet ndërsa Luizi iu kthye me një batutë.

Pas Luizit, edhe Qetsori u bashkua për të rrëfyer momentet e sikletshme nga këto dënime.

“Nëse të ngushëllon unë kam puthur Oltën”, ndërkohë Qetsor Ferrunaj ia pret: “Unë Sabianin”.

Teksa Nita ishte me mëdyshje, tha njëherë që do pinte një shots, por Luizi këmbënguli duke thënë se ishte një puthje skenike. E si pasojë ndodhi dhe puthja mes dy banorëve.