Nesër në datë 27 Prill 2023, Universiteti Politeknik i Tiranës, në cilësinë e partnerit në projektin ndër rajonal 3D-Imp-Act së bashku me Politeknikun e Barit, do të zhvillojë një aktivitet promuovues të rezultateve të projektit, i cili është mundësuar nga programi INTERREG IPA IT-AL-MN. Qëllimi i projektit është rritja e atraktivitetit turistik territorial, vlerësimi dhe promovimi i trashëgimisë kulturore nëpërmjet teknologjive te avancuara digjitale. Përgjatë kohezgjatjes së këtij projekti, që startoi në prill të 2018 dhe u finalizua në dhjetor të 2020, u mundësuan krijimi i një platforme online Web-Gis për lidhjen e të gjitha siteve arkeologjike të përzgjedhura ne fazën e parë të projektit, si dhe u digjitalizuan disa objekteve të trashëgimisë kulturore në tre shtetet partnere: Shqiperi, Itali dhe Mali i Zi. Parku arkeologjik i Apolonisë dhe Kalaja e Bashtovës janë sitet arkeologjike të përzgjedhura në territorin shqiptar dhe janë pjesë e platformës që është realizuar në kuadër të projektit. Disa objektiva të tjera të zhvilluara, nga projekti 3D-Imp-Act, jane rilevimi i modeleve digjitale të siteve arkeologjike, ture virtuale, model 3D VR/AR, artefakte dhe makete 3D të printuara të objekteve si dhe informacion të detajuar mbi to. Disa nga këto objekte te skanuara dhe printuara ne 3D do të ekspozohen gjatë aktivitetit.
Ky aktitvitet do të jete i pasur me referime të profesorëve të dy Universiteteve Politeknike që kanë bashkëpunuar në këtë projekt duke sjellë eksperiencën 3D dhe realitetit virtual, teknikat e avancuara të rilevimit të të dhënave, në favor të rritjes së atraktivitetit territorial dhe menaxhimit smart të trashëgimisë kulturore. Kontribut tjetër në këtë aktivitet do të jape dhe një tjetër partner i projektit në territorin shqiptar, Instituti kombëtar i trashëgimisë kulturore. Gjithashtu do të referojë dhe Drejtoresha e Parkut të Arkeologjisë së Apollonisë, e cila do të ilustrojë benefitet dhe impakti që ka patur përdorimi i rezultateve të këtij projekti. Gjithashtu do të përmenden dhe shumë dobi të tjera nga arritjet e këtij projekti. Prezenca e objekteve historike të riprodhuara, me teknikën e printimit 3D, në disa muze është njëra prej tyre.
Gjate referimeve do të jepen fakte interesante të ndodhura pas skanimit të siteve dhe objekteve arkeologjike. Është rasti kur objekte apo site të rëndesishme arkeologjike kanë qenë subjekt i prishjes, nga shkaqe natyrore ose si pasojë e vandalizmave. Ato mund te rindërtohen kur janë në dispozicion apo të arkivuara të dhëna të rilevimit nëpërmjet teknikave të skanimit.
Do te jetë interesante dhe pjesa e krijimit të manipulimit të objekteve 3D si forma të reja të shërbimeve (guidat turistike, etj) në funksion te zhvillimit te turizmit.
Për studentët e interesuar është organizuar një seksion i dedikuar për demonstrimin skanimit të drejtperdrejt të artefakteve me teknikat e skanimit 3D, përpunimin e të dhenave me software të teknikes së skanimit dhe printimit 3D. Digjitalizimi i aseteve kulturore duke përmendur kala, keshtjella, ndërtesa të vjetra mund të ndihmojë operatorët turistik, bashkitë, institucionet e trashegimisë kulturore, si dhe politikberesit në nivel lokal, rajonal dhe kombëtar.
Mund të themi që partneriteti i ngushtë i Universitetiteve Politeknike të Tiranës, Barit dhe Podgoricës, Institucioneve shtetërore si dhe me ndihmën e asistencës financiare të Bashkimit Europian nëpërmjet programit Interreg IPA CBC IT-AL-MN, arriti të bashkëpunojë suksesshëm në arritjen e objektivave të projekteve ndërrajonale. Projekti 3D Impact është shpallur dhe projekt «Far » midis shumë projekteve të tjerë të suksesshëm të kësaj thirrje të programit Interreg IPA CBC.
Ndaj meritonte ndarjen dhe shpërndarjen e rezultave të projektit në një ditë të dedikuar tek grupet e interesit.