Banori i Big Brother VIP Albania, Luiz Ejlli, gjatë këtyre ditëve ka qenë në vështirësi për shkak të raportit të Kiara Titos me Efi Dhedhes.

Kjo pasi vajzat kanë qenë jashtë dhe kanë parë çdo gjë që është thënë rreth tyre, e madje pas rifutjes në shtëpi patën edhe një konflikt me njëra-tjetrën, duke i ndërruar kështu tërësisht sjelljet e tyre.

Në lidhje me këtë, artisti shkodran ka vënë në pikëpyetje qëndrimin që do mbajë me vajzat, pasi opinionistët gjithashtu thanë se vajzat ndryshuan sjellje ndaj Luizit kur panë famën e tij jashtë.

Këngëtari theksoi se sa herë ato të kenë debate me Arbrin dhe Zhaklinën, nuk do reagojë më, përveç rasteve kur përmendet emri i tij.

“Nuk them më asnjë fjalë. Sepse nuk e di, nuk dua të marrë gjëra përsipër që nuk i di. Për histori jashtë këtyre murëve, edhe pse kam qejf të ndërhyj, por bëjini vetë”, u shpreh Ejlli.

Efi ndërkohë u shpreh se vendimi i tij është i drejtë, kurse Kiara shtoi se nuk do flasë më fare.

Luizi theksojmë që ka krijuar një lidhje brenda me Kiarën, gjersa Efin e kishte mikeshë të mirë që nga fillimi i këtij reality show.