Në spektaklin e fundit Kiara bëri një debat të fortë me opinionistët.

Mbrëmjen e sotme Luizi e këshilloi atë që të mos merret fare me opinionin e banorëve apo me mendimin që opinionistët kanë për qëndrimin e saj ndaj tij.

Ai tha se për aq kohë sa është në rregull me Kiarën, kjo e fundit nuk ka pse shqetësohet.

Kiara u shpreh se nuk e kishte për qëllim të sillte një situatë që ka ndodhur jashtë, brenda shtëpisë, por që ndodhi.

Luizi u shpreh se me situatat e fundit që ajo dhe Efi kanë krijuar në shtëpi, i kanë turbulluar lojën, duke qenë se ai nuk ka informacion se për çfarë debatojnë ato të dyja.

Ai i tha Kiarës se kishte një javë kohë për të shfryrë të gjithë mërzinë jashtë dhe nuk ka pse sjell këtë frymë në shtëpi.

Luizi i kërkoi Kiarës që të mos e hapë më atë temë me Efin.

Luizi i tha Kiarës se ajo nuk e ka lojën me Efin, por ato të dyja e kanë me banorët e tjerë të shtëpisë dhe se lojën duhet ta shfrytëzojnë në maksikum tani, pasi nuk ka më kohë.

Ai shtoi se Kiara nuk ka pse ia bën qejfin të tjerëve, duke debatuar me Efin, apo duke qarë nga kjo situatë.

Kjo e fundit i tha Luizit se i duket vetja si barrë, duke qenë se ai shpesh herë përsërit faktin që po i prishet loja.

Luizi u shpreh se po mos të ishte Kiara, ai nuk do kishte arritur deri në këtë pikë të lojës.