11 shoferë janë shoqëruar nga Policia Rrugore e Tiranës pasi u kapën në Mullet duke bërë gara shpejtësie.

Ata lajmëruan për organizimin e tyre përmes rrjeteve sociale, ndërsa efektivët organizuan punën për të ndaluar veprimtarinë e jashtëligjshme. Për 11 drejtuesit e automjeteve të konstatuar duke bërë gara shpejtësie u vendosën masa administrative nga 15 000 deri në 40 000 lekë të rinj, parashikuar nga neni 9, i Ligjit Nr. 8378, datë 22.07.1998, të Kodit Rrugor.

Njoftimi i policisë:

Organizuan gara shpejtësie në Mullet dhe bënë thirrje në rrjete sociale për zhvillimin e tyre, Policia Rrugore e Tiranës ndërhyn në kohë duke parandaluar zhvillimin e këtij aktiviteti të kundërligjshëm.

Identifikohen dhe shoqërohen në Komisariat, 11 drejtues automjetesh.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, në vijim të punës për ndëshkimim e të gjitha shkeljeve të qarkullimit rrugor, që bëhen rrezik potencial për përdoruesit e rrugës, pas konstatimit në rrjete sociale, të disa thirrjeve për gara shpejtësie për automjete tip “Benz”, në rrugën Tiranë-Elbasan, në Mullet, kanë organizuar punën për identifikimin dhe shoqërimin e drejtuesve të automjeteve.

Për 11 drejtuesit e automjeteve të konstatuar duke bërë gara shpejtësie u vendosën masa administrative nga 15 000 deri në 40 000 lekë të rinj, parashikuar nga neni 9, i Ligjit Nr. 8378, datë 22.07.1998, të Kodit Rrugor. Krahas masave administrative për gara shpejtësie, për tre prej tyre, u vendosën masa dhe për xhamat e zinj të errësuar.