Aktorja Pamela Anderson zgjodhi të pozojë sërish me rrobat ikonike të banjës, “Baywatch”, një formë kjo për të prezantuar publikun me koleksionin e saj të ri të rrobave të banjës në Instagram.

Publiku sigurisht është bërë nostalgjik për vitet ’90.

Linja do të quhet “Frankie Bikinis” dhe do të dalë në treg më 4 maj. Aktorja do të sjellë përsëri në fokus rolin që e bëri të famshme për publikun.
“Kam veshur rroba banje gjatë gjithë kohës, kam provuar gjithçka. Kështu që unë jam shumë e ditur kur bëhet fjalë për rrobat e banjës”, tha Pamela Anderson për Vogue.