Skena planetare ka disa zhvillime të rëndësishme për shenjat këtë javë. Në parashikimin e së hënës, astrologia Krisanthi Kallojeri lajmëron eklipsin diellor dhe Mërkurin në prapavijë. Eklipsi do të sjellë përfundimin e një cikli dhe ndryshime të forta ekonomike, ku nuk përjashtohet një krizë. Sa i përket Mërkurit në prapavijë, nuk ka arsye për t’u trembur sepse sipas astrologes, është e rëndësishme të përfitojmë prej tij për të mbyllur çështjet e lëna pezull. Mërkuri do të lidhet gjithashtu me problemet ekonomike si vonesat e të ardhurave financiare.
Krisanthi Kallojeri: Një javë shumë e rëndësishme pasi në datën 20 Prill kemi eklipsin diellor në shenjën e Dashit, në gradën e fundit. Një eklips diellor që do të sjellë fillime të reja përmes mbylljes finale të një kapitulli.
Futemi në fazën e eklipseve ku edhe eklipsi pasardhës në datën 5 Maj ka ndikime në jetën tonë shoqërore, politike, ekonomike, pra të mos na bëjë çudi nëse do kemi ngjarje në botë midis dy eklipseve, mund të kemi ngjarje në sferën ekonomike, kam folur edhe më parë për këtë gjë, mund të kemi zhvillime ekonomike në botë. Mos të na bëjë çudi nëse futemi në një krizë të re ekonomike, financiare dhe ky eklips do aktivizohet në periudhën 15-22 Maj. Ngjarjet e kësaj jave mund t’i shohim të zhvillohen brenda Majit.
Një ngjarje tjetër astrologjike e kësaj jave është Mërkuri në prapavijë nga data 21 Prill deri në 15 Maj. Nuk dua të dëgjoj që Mërkuri në prapavijë sjell të këqijat, është katastrofik. Vërtet sjell vështirësi, keqkuptime në biseda e komunikim, vones por këtë herë e kemi në shenjën e Demit. Do të na sjellë probleme ekonomike, vonesa në fitime, në të ardhura, para që presim të na i japin, pra pengesa apo vonesa, por nuk është katastrofik. Ndikojnë planetët e tjerë dhe na duket sikur fajin e ka Mërkuri në zhvillimin e ngjarjeve. Mund të rregullojmë çështje që i kemi lënë varur, pas dore ose çështje të së kaluarës që nuk i kemi mbyllur dhe të thotë mbylli tani se po nuk i mbylle do i gjesh përpara. Të themi që Mërkuri është neutral si planet, ngjyroset nga shenja, shtëpia ku gjendet dhe planetët që lidhet.