Mbrëmjen e djeshme Kiara Tito bëri postimin e saj të parë në Instagram pas daljes së dytë nga shtëpia e BBV. Ashtu si herën e parë, edhe këtë radhë, postimi i dedikohej tërësisht marrëdhënies së saj me Luizin.
Moderatorja postoi foton e unazës së propozimit për martesë duke e shoqëruar me një shkrim të bukur e disi sqarues.
Në mesin e shumë komenteve, ku miq, familjarë e fansa e uruan, nuk ka munguar as Ermiona Lekbello.
Ish-konkurrentja e BBV e ka uruar Kiarën dhe i dhënë një këshillë
“Sa shpjegime jep, shiko të jesh e lumtur ti me atë që të do zemra, se këtu një herë duhesh e një herë shahesh. Shiko dashurinë tënde, ruaje dhe mos beso asnjë”, ka shkruar ajo.