Pas ndarjes nga Pique, Shakira zhvendoset për të jetuar në Miami me dy djemtë e saj
Ikona e muzikës latine dha “lamtumirën” Barcelonës në një postim në Instagram, ku jetonte me dy djemtë e saj dhe futbollistin.
“Unë u vendosa në Barcelonë për t’u dhënë fëmijëve të mi stabilitet, të njëjtin gjë që tani po kërkojmë në një cep tjetër të botës së bashku me familjen time, miqtë dhe detin. Sot fillojmë një kapitull të ri në kërkim të lumturisë së tyre”, shkroi ajo.
Duke shprehur mirënjohjen e saj për ata që e mbështetën gjatë kohës së saj në Barcelonë, Shakira vazhdoi: “Faleminderit të gjithëve që qëndruan krah meje gjatë qëndrimit në Barcelonë, qytet në të cilin mësova se miqësia është më e gjatë se dashuria. Faleminderit të gjithëve atyre që më ndihmuan, më thanë lotët, më frymëzuan dhe më bënë të rritem. Faleminderit të gjithë fansave të mi spanjollë që më dhanë besnikërinë dhe dashurinë e tyre.”
Shakira do kthehet në Miami, Florida, me djemtë e saj Milan, 10 dhe Sasha, 8-vjeç.