Që kur Efi Dhedhes u rikthye në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Luiz Ejlli i qëndroi larg dhe i ftohtë, duke lënë të kuptojë se gjërat mes tyre nuk janë si në fillim.
Madje edhe spektakli i mbrëmjes së djeshme u shoqërua me debate të forta mes tyre, ku protagoniste ishte gjithashtu edhe Kiara Tito. Efi u shpreh e zhgënjyer nga sjellja e të dyve, sidomos e Luizit.
Pas mbarimit të spektaklit, Luizi i propozoi banorëve të vendosnin bast që Efi do të largohet nga shtëpia para mbrëmjes të së shtunës. Sipas tij arsyeja që ajo do të largohet është sepse ka prishur marrëdhënien me të.
Luiz: Vë bast që ikën Efi para të shtunës.
Luizi: Po kështu është kur prishesh me Kinën. Kush do e vë bastin me mua.
Qetsori: Nuk ikën Efi pa spektakël.
Luizi: E ikur quhet, e ka ndarë mendjen që sot.
Kristi: Këta që kanë ardhur nga jashtë kanë hyrë plot mllef.