Krah vendeve që kanë evakuuar diplomatët dhe qytetarët nga kryeqyteti i Sudanit, u shtuan edhe Franca, Gjermania, Italia, Kanadaja dhe Turqia.
Ndërkohë që luftimet e ashpra vazhdojnë të përshkallëzohen në Khartoum, duke shkaktuar panik dhe viktima, shtetet kanë nisur lëvizjet për të tërhequr nga Sudani qytetarët dhe diplomatët e tyre.
SHBA dhe Britania e Madhe njoftuan dje se kishin përfunduar procedurat për të kthyer në atdhe diplomatët nga Sudani.Ndërsa sot Franca, Gjermania, Italia dhe Spanja gjithashtu kanë njoftuar evakuimin e diplomatëve dhe shtetasve të tjerë.
Ambasada e SHBA në Khartoum tani është e mbyllur dhe përfaqësuesit diplomatikë të Mbretërisë së Bashkuar janë tërhequr nga baza e ambasadës.
Presidenti francez Emmanuel Macron konfirmoi se një aeroplan kishte mbërritur në Xhibuti me qytetarë francezë duke e çuar numrin e njerëzve të evakuuar deri më tani në 388.Ndërsa një pjesë e vogël qytetarësh holandezë u larguan gjithashtu nga Khartoum në aeroplanin francez për në Holandë.
Po ashtu ushtria gjermane tha se i pari nga tre avionët ishte nisur nga Sudani, me destinacion Jordaninë, me 101 persona në bord.Italia dhe Spanja kanë evakuuar qytetarët shtetas nga Argjentina, Kolumbia, Irlanda, Portugalia, Polonia, Meksika, Venezuela dhe Sudani.Ndërsa kryeministri kanadez Justin Trudeau tha se qeveria e tij kishte evakuuar stafin e saj diplomatik.
Ndërsa Turqia që është një lojtare kyç në Sudan filloi përpjekjet e evakuimit me rrugë nga qyteti jugor Ëad Medani këtë të diele.
Së fundmi ka pasur thirrje të dëshpëruara për ndihmë nga shumë studentë të huaj nga Afrika, Azia dhe Lindja e Mesme të cilët janë gjithashtu të bllokuar në Khartoum, një qytet me rreth gjashtë milionë banorë.Një shoqatë studentore nigeriane në Sudan i bëri thirrje qeverisë së saj të kryejë një “mision të menjëhershëm shpëtimi”, duke thënë se shumë studentë kishin zgjedhur të iknin.
OKB-ja gjithashtu ka paralajmëruar se deri në 20,000 njerëz kryesisht gra dhe fëmijë kanë ikur nga Sudani për të kërkuar siguri në Çad, përtej kufirit nga Darfuri.